
Protesta e Bërxullës ku banorët e zonës kërkojnë prej muajsh shpronësimin e drejtë sipas tyre të pronave që preken nga projekti i aksit Thumanë-Kashar ka përshkallëzuar ditën e sotme duke ndjekur të njëjtin skenar si javët më parë.
Disa nga banoret kanë bllokuar rrugën dhe kanë refuzuar të ngrihen duke mos reaguar ndaj ndërhyrjes së efektivëve të policisë.
Gratë dhe të moshuarat kanë kërkuar ardhjen e instancave shtetërore për zgjidhjen e problematikave të tyre dhe kanë vijuar thirrjet e tyre në mbrojtje të pronës së tyre.
Banorët kanë vijuar me thirrjet e tyre për uljen në negociata për shpronësimin e tokave, ndërsa thanë se do kalojnë në masa më ekstreme deri në bllokimin e aeroportit të Rinasit.
Nga ana tjetër disa banorë që kanë qenë duke protestuar, janë proceduar penalisht nga forcat e policisë që kanë qenë prezente që në nisje të protestës.
Arena e Lajmit
and then