Sherri midis Antonio Kontes dhe Tomas Tuhel ishte ajo që mori një vëmendje të madhe në derbin e Londrës, që u zhvillua në “Stamford Bridge” midis Çelsit dhe Totenhemit, me rezultatin që u mbyll në 2-2.
Siç raporton “Football.london”, tekniku gjerman dhe ai italian kanë dërguar nga një letër drejt FA-së duke kërkuar falje për këtë veprim të kryer.
“Unë isha i surprizuar dhe jo i lumtur për faktin që një shtrëngim duarsh më bëri që të përdorja forcën fizike. Unë nuk e teprova me reagimin ndaj këtij reagimi dhe isha krenar për sjelljen time. Nëse do të reagoja, situata do të shkonte akoma dhe më keq”, ishin fjalët e përdorura nga Konte.
Nga ana tjetër, trajneri gjerman shkroi: “në fund të sfidës unë i zgjata dorën zotit Konte si një akt sportiv. Zoti Konte më shtrëngoi dorën por nuk më pa në sy dhe unë e konsideroj këtë veprim si mungesë respekti ndaj meje. Kështu që unë i mbajta dorën dhe i thashë të më shikonte në sy. Zoti Konte u kthye me një gjuhë të keqe në italisht. E kuptova që unë duhet të isha marrë me sjelljen e zotit Konte në një tjetër mënyrë (p.sh të flisja më të privatisht më vonë). I kërkoj falje FA-së dhe Komisionit disiplinor për shkaktimin e këtyre incidenteve”.
Arena e Lajmit
