Fabio Kapelo analizon daljen e Juventusit ndaj Sampdorias dhe zërat që lidhen me afrimin e mundshëm të sulmuesit Arkadiuzh Milik, që mendohet se mund të përmirësojë problemet e treguara qartazi nga bardhezinjtë. Por për ish-trajnerin e “Zonjës së Vjetër” edhe sivjet ndjesitë janë negative:

“Kundër Sampdorias doli fytyra e vërtetë e Juventusit, e cila tregoi limite të mëdha dhe fare pak cilësi. Sigurisht, mungesa e Pol Pogbasë dhe Angel Di Marias, apo edhe e Federiko Kiezës u ndje absolutisht, por nuk mund të shpresohet të presësh gjithmonë nga këta tri lojtarëve që të fitosh ndeshjet. Për mua, kjo Juve ka pak cilësi dhe Alegri është i varur nga Pogba e Di Maria.
Milik pranë? Nuk është një lojtar që bën diferencën, sepse problemi i Juves është në mesfushë, jo në sulm. Aty nuk prodhohet lojë, aty janë idetë me pikatore, për të mos thënë që nuk ka. Nuk e di sesi, por nëse nuk ndryshohen disa gjëra, e shoh të vështirë që Juvja të dalë me pikë kundër Romës”.
Arena e Lajmit
and then