“Dënoj me forcë sulmin ndaj Berishës”, Alibeaj: Incidenti duhet të zbardhet urgjentisht! Të përjashtohet dhuna nga politika

Perleshje

Enkelejd Alibeaj ka dënuar sulmin ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme në Bulevard.

Në një reagim në Twitter, Alibeaj thotë se incidenti duhet të zbardhet menjëherë.

“Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik. Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse ndërsa kultura e dhunës duhet përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri.”, thotë Alibeaj.

Arena e Lajmit

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×