
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksidentin e 8-fshishtë në mes të Tiranës, ku për pasojë kanë mbetur disa persona të lënduar.
Gazetari Igli Çelmeta në një raportim live për News24 nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë 8 automjete, përfshi këtu dhe autobusi i linjës së unazës. Mësohet se 3 persona kanë përfunduar në spitalin e Traumës, ndërsa disa të tjerë kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në vendin e ngjarjes dhe më pas janë larguar në banesat e tyre.
Gazetari, duke iu referuar hetimeve paraprake, ka dyshime se aksidenti ka ndodhur sapo autobusi ka tentuar që të hyjë në korsinë tjetër, dhe për pasojë një automjet i ka prerë rrugën. Fill pas këtij episodi ka ndodhur edhe përplasja e madhe mes disa mjeteve.