Ngjarje e rëndë/ Futbollisti italian vret me çekiç ish të dashurën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë. Futbollisti Xhovani Padovani është arrestuar nga policia, pasi ka vrarë ish të dashurën e tij 56-vjeçaren Alesandra Mateuzi.

Giovanni-Padovani-1

I lindur në Senigalia (në provincën e Ankonës), Padovani ka patur një karrierë të shkurtër në Serinë D, ku luajti për Troina Calcio, Giarre dhe tani luante për klubin siçilian Sancataldese.

Sipas mediave italiane, 26-vjeçari ka qenë duke e pritur ish të dashurën pranë banesës së saj, dhe sapo ajo është afruar ai e ka qëlluar me çekiç duke e lënë të vdekur në vend.

giovanni padovani omicida-2

Ka qenë motra e viktimës ajo që ka rrëfyer për mediat italiane, se ka dëgjuar vetëm një fjalë “Mos Xhovani”, ndërsa ishte duke folur në telefon me Alesandrën.

medium_2022-08-24-30cc46db81

“Ajo po fliste në telefon me mua. Doli nga makina dhe filloi të bërtiste: jo Xhovani jo, të lutem, ndihmë. Isha në telefon, menjëherë thirra karabinierët që mbërritën me shpejtësi. Unë jetoj 30 kilometra larg. Në fund e goditi për vdekje”, rrëfue motra e viktimës për mediat italiane. Me të mbërritur policia, Padovani është vetëdorëzuar dhe është arrestuar me akuzën e vrasjes me dashje.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×