Supergoli i Liços, Skënderbeu triumfon minimalisht në miqësore

Skënderbeu mposhti Besën me rezultatin minimal 1-0 në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e qytetit të Korçës. Ky duel u vendos nga supergoli i realizuar në minutën e 31-të, nga mesfushori Dean Liço, që me një predhë nga distance, shtangu portierin Dobjani duke e dërguar topin në cepin e portës.

Skenderbeu

Kur kanë ngelur edhe 2 javë nga starti i Kategorisë së Parë, të dyja skuadrat si Skënderbeu ashtu dhe Besa janë duke u konsoliduar për sa i përket formacioneve, teksa ndryshimet në javët në vazhdim pritet të jenë të vogla.

Vlen të theksohet fakti se pavarësisht epërsisë të vogël të korçarëve, kryesisht në pjesën e parë, kavajasit e Maganit, treguan personalitet në fushë, duke i hapur telashe në mjaft raste mbrojtjes korçare.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×