Aksidenti me 9 të plagosur në Tiranë/ “Nuk u pozicionua në korsinë e transportit publik”, kryekomisari: Dyshimet e para bien mbi shoferin. Nuk reagoi dhe…

E703d958 06c5 48d2 B371 Ff8cdfe5b534

Në pjesën e parë të emisionit “Open” në News24, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me aksidentin e ndodhur paraditen e sotme në zonën e “Shallvareve”, aksident ku u përfshinë 9 automjete dhe autobusi i linjës së “Unazës”.

Kryekomisari Ali Yzeiri, nga Drejtoria e Përgjithshme e Qarkullimit Rrugor, i ftuar në studio, ka deklaruar se nga kqyerja e pamjeve dyshimet e para bien mbi shoferin e autobusit.

Ai nuk është pozicionuar në korsinë e mjeteve të transportit publik, edhe pse ajo ka qenë e lirë.

Pjesë nga biseda në studio:

Armand Bajrami: Dyshimi fillestar bie mbi shoferin e autobusit. Ka pasur paqartësi vetëm në momentet e para. Aksidenti ka ndodhur në një zonë të mirëmbuluar me kamera sigurie. Grupi i hetimit ka administruar edhe pamjet nga kamerat e bashkisë.

Pasi kanë marrë ndihmën shëndetësore të plagosurit kanë dalë nga spitali dhe janë në shtëpi. i vetmi që qendron në spital është shoferi i autobusit.

Shoferët e automjeteve të përfshira u është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar negativë.

Kryekomisar Ali Yzeiri: Vetëm drejtuesi i autobusit është në spitalin “nënë Tereza”. Dyshohet se ka humbur kontrollin dhe kjo mund të ketë pasur shkaqe shëndetësore.

Nga pamjet, isha edhe vetë në vendin e ngjarjes, po pyetën të gjithë pasagjerët e autobusit.

Ato janë ndjerë të shokuar në momentin e parë nga përplasja edh me automjetet e tjera sepse kanë qenë në një moment pritje, semafori ka qenë i kuq.

Nga pamjet nga para, grupi i hetimit dhe pamjet që disponon, duket e gjithë dinamika.

Duket që shoferi nuk është pozicionuar në korsinë ne mjeteve të transportit publik.

Armand Bajrami: Dhe korsia ka qenë e lirë

Kryekomisar Ali Yzeiri: Dyshimet fillimisht bien mbi të sepse nuk ka qenë e zënë ajo korsi, nuk ka pasur makina të ndaluara. Dëmtimet më të mëdha i ka marrë mjeti tip Porche. Prej tij nuk ka pasur as reagim.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×