“Ndihem si një 18-vjeçar”, Kasemiro prezantohet te Junajtid: Do jap gjithçka dhe në stërvitje

Transferimi i mesfushorit brazilian, Karlos Enrike Kasemiro nga Reali te Junajtid ishte një nga lëvizjet më të bujshme të verës për shkak të shpejtësisë me të cilën negociatat u finalizuan.

KASEMIRO 2

Ditën e sotme ka folur edhe vetë 30-vjeçari i cili në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit ka komentuar ndjesitë e para si dhe ka premtuar angazhimin maksimal.

“Ndihem si një 18-vjeçar, kam firmosur me klubin më të madh ën Angli dhe mezi pres të startoj këtë aventurë në Premier Ligë.

Mendoj se një futbollist duhet ta dojë punën që bën. Do të jap gjithçka në ndeshje, por edhe në stërvitje, Dua të kthehem në shtëpi i lumtur për atë që kam dhënë, kjo është filozofia ime.”, u shpreh Kasemiro.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×