Dhëndri i pret rrugën dhe qëllon drejt familjes së gruas/ Dy viktima, dyshohet edhe për të plagosur, 35-vjeçari shpallet në kërkim

Vrasja Ne Paskuqan7

Dan Hutra ka qëlluar me armë zjarri drejt familjes së ish-gruas, duke lënë të vdekur dy persona, ndërkohë që ka lënë të plagosur ish-bashkëshorten dhe nënën e saj.

“Nga informacionet paraprake dyshohet për persona të plagosur përveç dy viktimave. 40-vjeçari ka qëlluar me kallashnikov drejt familjes së gruas së tij. Mësohet se ka qëlluar me breshëri plumbash”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.
Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.
Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×