EMRAT/ Para se të vriste familjaret e ish-gruas, Dan Hutra plagosi fillimisht me thikë ish- të dashurën në Astir dhe i mori paratë (Dinamika)

Paskuqan Vrasja

Dan Hutra, para se të shkonte në banesën e ish-partneres dhe të hapte zjarr, fillimisht ka plagosur me thikë ish- të dashurën e tij në Astir, duke i  marrë më pas një shumë të madhe parash.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

“Marjana Gurakuqi, 40 vjeçe është plagosur nga Hutra. Ajo tha se ishte dhunuar nga ish-i dashuri i saj”, bën me dije Lala.

Më pas Hutra ai është drejtuar për në banesën familjes Hysja, ku ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë për plagosjen e 40-vjeçares:

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur “Astiri”.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×