Kualifikimi në grupet e Ligës së Konferencës, ja sa milionë euro siguruan kampionët e Ballkanit

Klubi i Ballkanit mbush arkat  me miliona euro pasi siguroi kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

ballkani-3

Pjesëmarrja në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ia ka siguruar Ballkanit 280 mijë euro, edhe pse u eliminua nga gara më e rëndësishme në botë për klube.

Skuadra nga Suhareka kaloi La Fioritan dhe pastaj edhe Klaksvikun dhe Shkupin duke arritur në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Këto raunde ia kishin siguruar 750 mijë euro.

BALLKANI2

Kësaj i shtohet fakti se për çdo raund Ballkani merr 100 mijë euro ekstra për shpenzime, pra shifra për katër raunde shkon plus edhe në 400 mijë euro tjera.

Kalimi në fazën e grupeve ia siguron çdo klubi edhe nga 2.9 milionë euro. Shuma totale e Ballkanit shkon mbi 4 milionë euro të fituara deri më tani. Për çdo pikë të fituar në Ligën e Konferencës, pra barazim Ballkanit i fiton 166 mijë euro. Për fitore i takojnë 500 mijë euro.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×