Tragjedia në Greqi, reagon MEPJ: Mes të plagosurve, 5 janë shqiptarë

334069733 934791750856660 7333022134942239800 N

Mes të plagosurve në tragjedinë në Greqi, pas përplasjes së Trenave, ka edhe shqiptarë.

Ministria e Jashtme bën me dije se 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në kushte spitalore.

“Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre. 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore”, njofton ministria.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×