Verë plot lëvizje/ Revolucioni i radhës, Partizani është “bast”

Pas një viti si në kohët e vjetra, edhe në këtë se zon do të duhet të mjaftohemi vetëm me derbin mes Partizanit dhe Tiranës, pasi Dinamo nuk mundi të mbijetojë dhe u kthye në të Parën, ku militonte prej disa sezonesh. Jemi drejt fundit të merkatos dhe as në këtë verë dy ekipet e kryeqytetit nuk e “tradhtuan” traditën aspak pozitive të ndryshimeve të mëdha dhe largimeve të shumta.

PARTIZANI TRAJNERI

Te Partizani revolucioni ka nisur që në kupolë e deri te lojtarët. Prej kohësh, klubi nuk e kishte një drejtor sportiv dhe presidenti Demi emëroi Elton Marinin në këtë pozicion, me drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama, i cili vendosi të heqë dorë nga merkatoja dhe i la frerët ish-lojtarit të të kuqve. Tashmë që merkatoja është në ditët e fundit të saj dhe nuk priten lëvizje të tjera të bujshme, është koha të bëjmë disa bilance dhe të kërkojmë të dalim në disa përfundime.

LARGIMET – Me ardhjen e Marinit u bënë disa largime e afrime të bujshme. Stenio Zhunior, kontribuues në plot 29 gola me të kuqtë në sezonin e kaluar, nuk pranoi rinovimin dhe iku në Tajlandë. Ndërkohë, titullarë si Esat Mala dhe Albion Marku lanë gjithashtu klubin për shkak se u përfundoi periudha e huazimit.

LOJTARET E LARGUAR

Pak para se të luheshin ndeshjet e Europës, Herald Marku zgjodhi të kthehet te Vllaznia dhe dobësoi jo pak mesfushën, teksa pas Europës befasisht klubi u nda me zëvendëskapitenin Egzon Belica pas katër sezonesh e gjysmë. Pra, në total, Partizanit iu larguan 5 lojtarë, që kishin luajtur rol të rëndësishëm në gjithë sezonin e shkuar. Gjithsesi, ata nuk ishin të vetmit, sepse Partizani largoi edhe një “batalion” me lojtarë, që kishin rezultuar dështime ose nuk kishin mundur të gjenin hapësira.

AFRIMET – Pesha e të larguarve ishte e madhe dhe te Partizani e dinin mirë këtë. Gjatë gjithë verës, të kuqtë u përpoqën të bëjnë një goditje të madhe në sulm, duke tentuar emra si Kapani, Merko apo Guri, por në fund vendosën t’i besojnë një lojtari, që premton edhe për të ardhmen, Alfred Mensahut. Ganezi në sezonin e shkuar ishte pjesë e Skënderbeut dhe është padyshim një nga sulmuesit më të rrezikshëm të kampionatit, për shkak të shpejtësisë së tij.

LOJTARET

Gjithsesi, te të kuqtë duhet të konfirmojë veten, teksa për të Partizani do t’i paguajë Skënderbeut më shumë se 50 milionë lekë të vjetër. Me afrimin e tij, klubi i kuq synon të formojë një dyshe me Skukën në sulm, diçka që nuk e bëri dot vitin e shkuar me Mirosavljev, sepse serbi rezultoi nën pritshmëri. Përveç kësaj, duhej mbuluar hapësira e lënë nga Mala dhe Zhunior në krahë. Deri më tani, i vetmi sulmues krahu i ardhur është Cvetanoski, mjaft premtues, por që në ndeshjet e para ka treguar se kërkon kohë. Në këtë repart pritet të ndihmojnë edhe Hoti dhe Da Silva.

PARTIZANI ISHTE

Të dy luajnë në rolin e fantazistit, por me siguri njëri prej tyre do të duhet të kontribuojë edhe në anët e sulmit. Pra, me pak fjalë, deri më tani nuk ka ardhur një zëvendësues potencial i Zhuniorit, por disa lojtarë do të tentojnë të barazojnë shifrat e tij. Në mbrojtje ka ardhur Atanaskoski për të mbuluar hapësirën e Albion Markut dhe ka dhënë sinjale pozitive. Nga Menish pritet më shumë, pasi duhet të zëvendësojë një si Belica. Ndërkohë, mesfusha është forcuar me dy ish-ë, Romeron dhe Telushin, që pëlqehen nga trajneri i ri.

SI BEHET

TRAJNERI – Meqë jemi te stoli, 11 ditë para nisjes së kampionatit, drejtuesit e Partizanit vendosën të largojnë Dritan Mehmetin dhe të emërojnë Xhovani Kolelën. Me ardhjen e tij, revolucioni te “demat” këtë verë mori përmasa akoma më të mëdha. Gjithë këto lëvizje e bëjnë Partizanin të jetë për sezonin e dytë radhazi një “bast”, me koeficient të konsiderueshëm. Koha do të na dëshmojë gjithçka.

DENIS LALA – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×