Ambasadorja Kim i afrohet fundit të mandatit, Ministria e Jashtme: Kanë nisur procedurat për zëvendësimin e saj. Emri i ri…

Yuri Kim

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar ditën e sotme se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Me anë të një postimi në Twitter, kjo ministri sqaron se nuk mund të japë detaje në lidhje me emrin që do ta zëvendësojë ambasadoren Kim.

“Konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente”, shkruhet në postim.

Kujtojmë se Ambasadorja Yuri Kim ka nisur detyrën në vendin tonë në janar të vitit 2020, ndërsa mandati i ambasadorëve të SHBA është 3 vjeçar.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×