Caktoi masën arrest me burg ndaj Dan Hutrës, ish-gjykatësi: Përsëritja e veprës penale nuk heq gjykimin e shkurtuar, është rrethanë rënduese

Artan Gjermeni

Ish-gjykatësi Artan Gjermeni i cili ka caktuar masën e arrestit me burg ndaj vrasësit Dan Hutra i cili ekzekutoi 3 gra ditën e sotme dhe plagosi 3 të tjera ka sqaruar rrethanat e vendimmarrjes me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në emisionin “Open”.

Gjermeni deklaroi se ligji parashikon 5 ditë deri në 3 vite burg për veprën penale, ndërsa gjykimin e shkurtuar si bonus e jep ligji.

Sipas tij përsëritja e veprës penale është një rrethanë rënduese dhe nuk është rrethanë që i mohon të drejtën e gjykimit të shkurtuar të pandehurit, ashtu si në rastin e Hutrës.

Gjermeni:  Duke qenë pjesë e vendimmarrjes më bëri përshtypje. Ndaj vrasësit u dha një masë arrest me burg. Duhet të jeni të qartë që në statistikën e Republikës për dhunë në familje rreth 99% e vendimeve vijnë nga prokurori. Sot nuk ka një tolerancë ndaj këtyre personave.

Nga ana ime është dhënë masa arrest me burg, ka pasur përpjekje për një masë më të lehtë. Kjo masë ka ngelur në fuqi edhe nga gjykatat më të larta. Prokuroria shqiptare në momentin fillestar të dhunës në familje janë rigoroze dhe mbajnë qëndrimin e arrestit me burg.

Ligji parashikon 5 ditë deri në 3 vite burg për veprën penale. Gjykimin e shkurtuar si bonus e jep ligji. Nëse duhet të ndryshohet ligji le të ndryshojë.

Përsëritësi i veprës ka një dënim më të rëndë. Kur është dhënë masa e arrestit me burg te ky person është parë dhe përsëritja. Përsëritja është një rrethanë rënduese dhe nuk është rrethanë që i mohon të drejtën e gjykimit të shkurtuar. Në gjykatën e Tiranës nuk ka një statistikë ku gjendet një person që dënohet deri në 3 vjet, është gjë e rrallë.

Hajdarmataj: Një person me këtë rekord kriminal që denoncohet për dhunë në familje, si ka mundësi që gjykata pranon gjykimin e shkurtuar?

Gjermeni: Nuk është shkak rrëzimi për gjykimi ne shkurtuar fakti që je i dënuar më parë, ai është shkak për llojin e masës. Nuk ndodh kjo në gjykatat shqiptare.

Hajdarmataj: Bindja e gjyqtarit për një person të tillë në rast është e rëndësishme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×