“Dan Hutra ka probleme të shëndetit mendor”, psikologia për autorin e vrasjes që tronditi kryeqytetin: Kërkon dominancë mashkullore. Profili i tij psikologjik…

Capture

Psikologia Arjana Muça, në një lidhje skype në emisionin “Open” në News24 ka bërë një profil të vrasësit serial Dan Hutra, i cili i mori vetën sot tre grave dhe plagosi tre të tjera.

Ajo u shpreh se duke parë detajet e ngjarjeve, vlerëson se ky person është ,pa dyshim një person me çrregullime të shëndetit mendor.

Ajo ka shtuar se vlerëson se ai është një person me sindromën e personalitetit kriminal, ndërsa shtoi se vë re në sjelljen e tij që kërkon një dominancë mashkullore në lidhje me marrëdhëniet e tij në femrat.

“Do ta identifikoja me sindromën e personalitetit kriminal. Nuk mund të ndash anën psikologjike me aspektin patologjik.
Është person me probleme të shëndetit mendor nga të gjitha detajet që kam dëgjuar sot.

Më duhet të them diçka mbi profilin e tij, personat që kryejnë akte kriminale i ndajmë të organizuar dhe të çorganizuar, kur e planifikojnë krimin me detaje.
Pra në tërësinë e saj do të thosha që janë shumë elementë, s’mund të themi që doli një moment nga burgu dhe kërkoi të hakmerrej. lidhet me mënyrën se si ky individ ka ndërtuar personalitetin e tij, si kanë ndikuar faktorët e kulturës në të cilën ai ka pasur këtë zhvillim, vjen nga një kulturë që dominanca mashkullore është dominuese mbi atë femërore.
Nëse e sheh nga personaliteti, ai kërkon një dominancë mashkullore.

Ekspertët psikologë thirret vetëm në rastet kur ka të akuzuar të mitur apo kur kemi raste divorci ku përfshihen fëmijët, ndryshe kërkohet ndihma e psikiatrit.

Ai person ka dalë një nga një institucion i vuajtje së dënimit, ndaj në kartelën e tij duhet të ketë një vlerësim në lidhje me shëndetin e tij mendor.

Kur ndodhet në burg bëhet një vlerësim nga punonjësit psikosocial. Vlerësimi i shkon drejtuesve të institucionit që bëjnë vlerësimet e tyre.

Anomalia është që këto persona nuk ndiqen pasi fitojnë lirinë”, ka deklaruar ajo.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×