“Dekada e ardhshme do të jetë e Ulqinit”, Omer Bajraktari: E dënojmë sulmin ndaj Berishës!

Omer Bajraktari

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari në studion e News24 foli për sulmin ndaj kreut të PD Sali Berisha.

Gjatë bisedës në studio, Bajraktari ka dënuar sulmin ndaj kreut të PD. Po ashtu ai foli edhe për situatën ekonomike dhe politike në Ulqin, ku u shpreh se për Ulqinin do të vijnë ditë më të mira dhe se dekada e ardhshme do të jetë dekada e komunës së Ulqinit.

“Dënojmë sulmin e Berishës. Kam zhvilluar bisedë me Berishën, një bisedë konstruktive. Modeli i qeverisjes në Shqipëri dhe Mal të Zi dallon pak. Kemi arritur disa hapa pozitive dhe të krijojmë disa organe të reja dhe të heqim disa organe që nuk janë të nevojshëm. Për herë të parë komuna e Ulqinit nuk ka probleme financiare, pasi gjithmonë ka pasur probleme. Për 4-5 muaj kemi arritur ta stabilizojmë. Tani duhet të vazhdojmë drejt forcimit të ardhurave financiare. Me ndërrimin e qeverisë në Mal të Zi në nivel qendror kemi arritur disa përmirësime., por besoj se do të arrijmë disa investime akoma dhe më të mira”, tha më tej ai.

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×