Dita e Rinisë/ Demokratët përkujtojnë figurat emblemë të PD, vajza e Bujar Nishanit në lot kur Këlliçi vlerëson ish-presidentin (VIDEO)

Fjona Nishani

Në Ditën e Rinisë është zhvilluar sot Kuvendi Kombëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Të rinj, demokratë, aktivistë e mbështetës të PD kanë qenë të pranishëm në këtë aktivitet. Gjithashtu të forta kanë qenë edhe mesazhet e kreut të PD Sali Berisha ndaj të rinjve. Ndërkohë në këtë takim u përkujtuan edhe figurat e rëndësishme që kanë kontribuar në PD, Azem Hajdari, Bujar Nishani si edhe Sokol Olladashi, emblema që i kanë dhënë shumë PD.

Një moment i tillë ka prekur edhe vajzën e presidentit të ndjerë Bujar Nishani, ndërsa nuk kanë munguar lotët, momentin kur Këlliçi përkujtoi babanë e saj.

“Një përshëndetje e veçantë shkon për Rudina Hajdarin, të bijën e Azem Hajdarit, për Fiona Nishanin të bijën e president Buja Nishanit, dhe Glauk Olldashin, djalin e Sokol Olldashit. Tre emblema që i kanë dhënë jetën PD dhe i kanë dhënë shumë në vite. Edhe për mua është një ditë e veçantë. Nuk jam më unë moderator, përshëndetje e veçantë dhe për kryetaren e FRPD. Jozefina Topalli, Ina Zhupa të gjithë anëtarët e Kryesit. Të gjithë bashkë kemi bërë maksimumin për të qenë në rresht të parë të PD në çdo aksion opozitar”, ka thënë Këlliçi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×