Tirana është në kërkim të një mbrojtësi dhe prej ditësh po bën disa testime në merkato. Mësohet se prej kohësh skuadra ka kontaktuar me dy lojtarë që mund të jenë në qendër të mbrojtjes. Dy janë lojtarët që kanë testuar bardheblutë.

FOTO: F.Hazisllari
Erhun Obanor dhe Bruno Lulaj. I pari që ka luajtur tek Istra në Kroaci dhe me Laçin në Shqipëri. Nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe në aventurën e fundit, ndërsa është kontaktuar nga bardheblutë javë më parë. Nuk dihet fundi i bisedës.
Edhe Bruno Lulaj është i lirë. Edhe me të është folur paraprakisht, por në fund nuk ka pasur asgjë konkrete, ndonëse nuk është çudi që njërin Tirana mund ta afrojë në skuadër.
Për sa i përket çështjes së Deliut, sipas informacioneve të “Panorama Sport”, diskutimet janë mbyllur, ka marrëveshje mes palëve, ndërkohë që Deliu duhet të prishë kontratën në Letoni dhe të firmosë për Tiranën. Në fakt, Deliu vetëm para pak kohësh firmosi për klubin letonez, Liepajën.
NJË TJETËR NGA LAÇI – Tirana ka parë këto kohë që afrojë lojtarë që më parë kanë qenë te Laçi. Kështu, prej kohësh është në bisedime me Albion Markun, i cili mund të huazohet nga Dinamo te bardheblutë.
Në qarkullim dhe pa kontratë janë edhe Kirian Nuabueze, por që është i dëmtuar dhe zor se mund të jetë gati për Tiranënnë këtë fillim sezoni. Dihet qëTiranës i janë larguar disa lojtarëme peshë, Erjon Hoxhallari, Majkëll Ngo dhe Ardit Toli, si dhe tëtjerë që nuk kishin hapësira.
Pluskëtu, edhe Enur Totre që iku pasEuropës dhe Taulant Seferi. Këtëverë janë afruar Kallaku, Huseini,Aleksi, Hasani, Iseni, Hila, Berisha dhe braziliani Patrik. Deliudo të ishte lojtari i nëntë i kësajmerkatoje të Tiranës.
Arena e Lajmit
