Ekzekutimi i 31-vjeçares në oborrin e banesës, viktima motra e Vladimir Kurtit që ekzekutoi pronarin e një marketi. Krimi që tronditi Kamzën në 2018-ën

640 0 Kurt 1677679970

Vrasja e Etleva Kurtit sot në Tiranë, e cila është motra e një të dënuari përjetë për vrasjen e një ccifti në Kamzë, Vladimir Kurti. 31-vjeçarja u ekzekutua në Kamzë, në oborrin e banesës së saj ku jetonte bashkë me nënën.
Ndërkohë, autor i dyshuar është Dan Hutra, një person që duket se ka pasur konflikte me vëllanë e saj në burg.
Ky i fundit, Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim për përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit dhe plagosjen e gruas së tij.

Duke iu kthyer krimit të vëllait të viktimës së sotme, Kurti akuzohet se në vitin 2018 ka vrarë Agim Bucin në dyqanin e tij në prani të djalit të vogël 6 vjeç. Fillimisht u raportua për tentativë grabitje, por sipas dëshmisë së Vladimir Kurtit të dhënë ne vitin 2021, ai është paguar për të kryer vrasjen.

NGJARJA
Më datë 24.04.2018, i dyshuari Vladimir Kurti është takuar me të dyshuarin tjetër, Rruzhdi Hoda dhe i ka thënë këtij të fundit se do të kryenin një “punë” bashkë, do të shkonin të vidhnin diku. Të nesërmen, më 25.04.2018, i dyshuari Rruzhdi Hoda, me automjetin e tij tip “Golf” me targë AA 269 KF, ka shkuar pranë banesës së të dyshuarit Vladimir Kurti. Ky ka marrë këpucët dhe dorashkat në shtëpi dhe i është drejtuar automjetit.
Më pas, ata i janë drejtuar rrugës “Miqësia” në Kamzë dhe kanë parkuar automjetin në atë zonë. Kanë ecur në këmbë përgjatë bulevardit “Berisha” dhe janë kthyer te kthesa që të dërgon për të marketi i viktimës, Agim Buci. Rreth 30 metra para se të hynin në dyqan, Vladimiri i ka dhënë Rruzhdiut një thikë buke me bisht druri, një palë dorashka dhe një kapuç. Vladimiri që kishte veshur një xhup të zi me kapuç, ka ecur bashkë me Rruzhdiun drejt dyqanit. Rreth pesë metra përpara se hynin në dyqan, Vladimiri ka nxjerrë pistoletën nga brezi dhe është futur brenda, i ndjekur nga Rruzhdiu me thikë në dorë.

Pasi kanë hyrë brenda, Vladimiri është afruar te kasa e parave për të marrë këto të fundit. Pranë saj ndodhej fëmija i mitur i viktimës. Gruaja e viktimës, Rita Buci, pasi ka parë Vladimirin te kasa, është munduar ta godasë me disa produkte ushqimore. Në atë moment, Vladimir Kurti ka qëlluar më pistoletë dhe e ka plagosur në këmbë. Pas të shtënës, është afruar Agim Buci, i cili është përleshur me Vladimir Kurtin. Ky i fundit e qëlloi me pistoletë edhe atë. Pas ngjarjes, të dy të dyshuarit kanë vrapuar të maskuar deri te bulevardi “Berisha”.
Para se të dilnin nga aty, kanë hequr maskat dhe kanë vijuar të ecin normalisht. Pasi kanë hipur në makinë, kanë shkuar te Lumi i Bovillës dhe nga ura e Zgafnorit kanë hedhur maskat, dorashkat, xhupat dhe pantallonat në lumë.
Dy të arrestuarit kanë pranuar krimin, por asnjëri prej tyre nuk pranoi t’i kishte qëlluar më armë Agim Bucit apo Rita Bucit. Megjithatë, kamerat e sigurisë kanë treguar mirë se ka qenë Vladimir Kurti ai që ka qëlluar, përkundër manovrave të përdorura në Gjykatë, duke mbajtur qëndrim mohues.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×