Ai që ka ndjekur nga pranë shortin e Ligës së Kampioneve në Stamboll për PSG-në, ka qenë presidenti Naser Al-Khelaifi.
Fakti që goglat e kanë vënë përballë Juventusit, dueli do të jetë edhe më i zjarrtë si rrjedhojë e përplasjeve të mendimeve që emiri i Katarit ka pasur me homologun torinez, Andrea Anjelin, lidhur me idenë e Super Ligës.
Madje, Al-Khelaifi ishte edhe personi që pasoi Anjelin në krye të organizatës së klubeve europiane “ECA”: “E dinim që nuk do të kishte një short të lehtë për askënd, por e vërteta është se jemi shumë të lumtur që do të rikthehemi të luajmë Champions-in, për sezonin e ri. Po flasim për turneun më të bukur në botë dhe ndryshe nga sezoni i kaluar, sivjet jemi gati. Kjo dallohet që në stërvitje, pasi trajneri Galtier ka sjellë një frymë krejt tjetër, ajo e duhura për të mundur këdo që na del përpara, jo vetëm Juventusin, Benfikën dhe Makabin. Sherri Mbape-Nejmar? Nuk ka asnjë problem, gjithçka është OK”.
Arena e Lajmit
