Çështja “Esat Mala” më në fund ka marrë zgjidhje. Procedurat e transferimit të kartonit të mesfushorit nga Partizani, ku qe i huazuar sezonin e kaluar, te Giresunspor e më pas te Vllaznia, janë zgjidhur më në fund, duke bërë që Mala të jetë i gatshëm për trajnerin Mirel Josa që nga ndeshja e radhës me Kukësin.
Edhe me letra, 23- vjeçari është bërë pjesë e Vllaznisë, gjë e cila është konfirmuar dje për gazetën edhe nga burime pranë FSHF-së.
Kështu që Mala nuk ka më asnjë pengesë federimi me Vllazninë, duke bërë që stafi teknik të ketë një alternativë më shumë që nga e diela, ku në “Loro Boriçi” presin Kukësin. Tani aktivizimi i Malës është në dorë të trajnerit Josa.
Arena e Lajmit
