Shkroi historinë me Ballkanin, Ilir Daja: Jam i bezdisshëm me kërkesat, ju tregoj çelësin e suksesit

Ilir Daja është padyshim, trajneri shqiptar më i suksesshëm i momentit. Pasi siguroi grupet e Ligës së Europës me Skënderbeun, tekniku nga Tirana, regjistroi një tjetër arritje historike në karrierën e tij, teksa kësaj here çoi në grupet e Ligës së Konferencës, Ballkanin e Suharekës, që bëhet skuadra e parë e shqiptarisë, që arrin në grupet e këtij kompeticioni.

Ilir Daja

Ilir Daja foli pas triumfit ndaj Shkupit, teksa ndër të tjera zbuloi çelësin e suksesit te Ballkani. Trajneri shqiptar nuk nguroi të falënderonte edhe tifozët e Shkupit për atmosferën e krijuar.

PRONONCIMI I ILIR DAJËS PAS NDESHJES:

Çelësi i suksesit të Ballkanit është bashkëpunimi. Që domethënë nëse presidenti nuk do kishte marrë këta futbollistë me cilësi, kualitet dhe personalitet nuk do kishim sukses. Sepse të them të drejtën si trajner jam i bezdisshëm me kërkesat, por që ata asnjëherë nuk u mërzitën. E ndaj suksesin me gjithë Suharekën, aq më shumë me gjithë Kosovën, sepse në fund ne kemi përfaqësuar të gjithë Kosovë. Falënderoj tifozët, në veçanti edhe ata të Shkupit sepse na pritën shumë mirë kur shkuam atje.

Daja Ilir

Sigurisht që kartoni e ndryshoi rrjedhën e lojës, pasi Shkupi do sulmonte shumë pas fitores që morëm në Shkup. Por ne u treguam të kujdesshëm dhe mbajtëm topin sa më shumë në qarkullim dhe tentuam të lodhnim edhe fizikisht edhe psikologjikisht kundërshtarin. Besoj se këta çuna e meritojnë gjithçka me çfarë kanë bërë qoftë në kampionat apo edhe sonte.”

Është një profesion që kam investuar shumë. Kam qenë gjithmonë me këmbë në tokë dhe kam mbajtur vendin tim, suksesin ia kam deleguar lojtarëve sepse ata e bëjnë punën. Por serioziteti në punë më ka udhëhequr në suksesin tim qoftë në Europa League me Skënderbeun, qoftë në Ligën e Konferencës me Ballkani”, u shpreh Daja.

Arena e Lajmit

 


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×