UEFA i vjen në ndihmë Juventusit, ja shuma e majme që bardhezinjtë kanë arkëtuar nga Championsi

Edhe pse në vitet e fundit zhgënjimi në Champions ka qenë absolut, gjithsesi Juventusi vazhdon që të arkëtojë shifra të rëndësishme nga UEFA.

JUVENTUS

Vetëm ditën e djeshme qeveria europiane e futbollit ka zbardhur të gjitha kuotat që ka shpërndarë, për sa i përket renditjes historike të klubeve në Champions, nga të cilat Juventusi ka futur në xhep 32 milionë e 987 mijë e 500 euro.

Për sa i përket arkëtimeve, torinezët janë të katërtit në këtë renditje, pas Realit të Madridit me 36.4 milionë euro, Bajernit të Mynihut me 35.262.500 dhe Barcelonës me 34.125.000 euro.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×