Shorti i ditës së djeshme në Ligën e Kampioneve dhuroinjë grup të vërtetë “ferri” me Bajernin, Barcelonën dhe Interin që do të vendosen përballë njëra-tjetrës, me grupin që do të kompletohet nga Viktoria Plzen.

Lojtarët e skuadrës që shihet si më e dobëta e grupit duket se nuk e përjetuan keq këtë fat që goglat i servirën teksa festuan në momentin që u grupuan me tre gjigantët europian.
Fakti që do të kenë mundësi të luajnë kundër disa prej skuadrave më historike të Europës duket se i ka motivuar lojtarët të cilët kanë shpërthyer në festë teksa ndiqnin shortin nga televizori.
Arena e Lajmit
and then