Aksidenti tragjik me mbi 50 viktima në Greqi, mes tyre edhe një 23-vjeçare shqiptare (EMRI)

Tempe

Është identifikuar një nga viktimat shqiptare të aksidentit tragjik në Greqi. Bëhet me dije se viktimë ka mbetur 23-vjeçarja Evgjeni Micka, që u identifikua me analizën e ADN.

Gjithashtu bëhet me dije se edhe 24 persona të tjerë janë identifikuar. Përplasja e dy trenave në Greqi, shkaktoi  mbi 57 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Ndërkohë në orë 12:00 në qendër të Athinë nxënës dhe studentë do të mbajnë një protestë. Gjithashtu pasdite do të zhvillohet edhe një protestë e heshtur nga ana e qytetarëve.  Kësaj nisme do t’i bashkohet edhe Federata Panhelenike Hekurudhore, ndërsa është ndaluar qarkullimi i trenave .

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×