Lukas Paketa ishte një nga lojtarët të cilët në vitin 2019 u transferuan me shumë bujë te Milani. Mesfushori brazilian pritej të bëhej një nga goditjet me mëdha të kuqezinjve, por ai nuk u ambientua kurrë në klubin italian dhe në verën e vitit 2020, Milani e nisi drejt Francës, duke e shitur te Lioni.

Një shitje që u shoqërua me një humbje financiare, pasi 20 milionë eurot që paguanin francezët, nuk shlyen 38 milionë eurot që kuqezinjtë i kishin paguar Flamengos për të. Por transferimi i ardhës i lojtarit që ka shpërthyer në Francë duke arritur atë nivel që nuk arriti kurrë te Milani, bën të lumtur edhe kuqezinjtë.
Paketa do të transferohet te Uest Hem, që ka shpenzuar më shumë se 60 milionë euro për të siguruar kalimin e tij nga Lioni. Situata gëzon padyshim klubin italian, i cili kur e shiti në Francë, siguroi që në kontratën e tij të ruante të drejtën e 15% të shitjes së ardhshme të lojtarit. Kështu Milanit i takojnë rreth 9 milionë euro nga ky transferim i Paketa, të ardhura që do të zbutin humbjet financiare që shkaktoi largimi i tij i parakohshëm nga Italia.
Arena e Lajmit
and then