Frika ndaj virusit COVID-19 mbetet e pranishme ende kudo në botë dhe kjo gjë shihet herë pas herë dhe në botën e sportit ku rasti më i fundit ka qenë ai i një ndeshje volejbolli mes kombëtareve të femrave të Kinës dhe Iranit.

Lojtaret e skuadrës aziatike u futën në fushën e lojës duke mbajtur të veshur një maskë mbrojtëse edhe gjatë pjesës së parë të sfidës gjë që shkaktoi mjaftë habi tek të pranishmit në sallë.
Ka qenë ndërhyrja e personave përgjegjës për sfidën që ka bindur volejbollistet kineze të luanin më pas pa maskë duke i bindur ato se ishin në një ambient ku nuk rrezikonin infektimin.
Arena e Lajmit
and then