Në Itali e bëjnë të kryer, ka akord për firmën e mesfushorit të Kombëtares me Fiorentinën

Nedim Bajrami do të vazhdojë karrierën e tij në radhët e skuadrës së Fiorentinës. Gjithçka përshkruhet si e sigurt në mediat italiane, ku është raportuar se skuadra e qytetit të Firences ka gjetur akordin me Empolin për fantazistin e përfaqësueses shqiptare.

bajrami

Pasi mori Barak, skuadra vjollcë nuk ka ndalur ritmin, duke kërkuar të përforcohet me lojtarë të tjerë cilësorë për të pasur sa më shumë alternativa meqë arriti grupet në Ligën e Konferencës. TMW bën të ditur se është arritur akordi me Empolin që do të marrë përsëri Simon Zurkovskin si pjesë e paketës së transferimit që parashikon edhe një pagesë prej rreth 5-6 milionë eurosh.

Kështu, Bajrami bëhet gati për një eksperiencë shumë më të rëndësishme në një klub ku luhet për objektiva të ndryshëm nga mbijetesa. Kjo do të jetë prova e vërtetë për 23-vjeçarin, i cili pak nga pak po kthehet në një emër të rëndësishëm në skenën e futbollit italian.

PANIORAMASPORT.AL


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×