Shifra marramendëse nga londinezët/ Çelsi mbret i merkatos, asnjë nuk shpenzon sa ata

Çelsi është rivali më i fortë që Milani do të ketë përballë në fazën e grupeve të këtij sezoni në Champions. Askush në Europë nuk ka shpenzuar sa blutë e Londrës këtë verë: 212 milionë euro (179.1 milionë paund). Por skuadra e Tomas Tuhelit është edhe më dorëlëshuara në historinë e merkatos, duke lënë pas Barcelonën dhe Juventusin.

CELSI 1

Çelsi ka transferuar 948 lojtarë në total, të cilët i kanë kushtuar 2.76 miliardë euro, sipas “transfermarkt”. Në vend të dytë renditet Barcelona, me 1006 transferime, të cilat u kanë kushtuar katalanasve 2.68 miliardë euro.

Podin e plotëson Juventusi me 1458 blerje (2.58 miliardë euro). Milani renditet në vend të 10-të, me 1.77 miliardë euro për 1467 futbollistë.

7576 (1)

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×