VENDIMI/ Ngjeshen datat e ndeshjeve të Champions-it, Reali luan në Poloni

UEFA ka përshtatur fazën e grupeve në një periudhë më të ngjeshur, për shkak të Botërorit të Katarit që nis në nëntor. Faza e grupeve nis në 6 shtator dhe përfundon në 2 nëntor, në harkun e 9 javëve (krahasuar me 12 javët që zhvillohet normalisht). Ai zakonisht zgjat deri në javën e dytë të dhjetorit, por Kupa e Botës në Katar nis në 20 nëntor dhe kështu të ketë vetëm 3 javë pa ndeshje mes fundit të fazës së grupeve dhe finales së Stambollit.

Turkey Soccer Champions League Draw

Dy prej këtyre javëve do të jenë gjatë pushimit të ndeshjeve të kombëtareve në shtator, ndërsa tjetra në mes të muajit tetor. Skuadra ukrainase e Shahtjorit do t’i luajë ndeshjet e saj të grupit në stadiumin e Legias së Varshavës, “Wojska Polskiego”, gati 1600 km larg Donjeckut. Ky do të jetë viti i katërt që Shahtjori do t’i luajë ndeshjet brenda jashtë qytetit të tyre, duke qenë se Donjecku është nën drejtimin e separatistëve pro-rusë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×