“Dhuna ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX, e dënueshme”/ Nikolla reagon për tensionet në Veri: Autoritetet serbe të përmbahen!

Nikolla

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar për përplasjet në Veri të Kosovës. Nikolla shprehet se zhvillimet e orëve të fundit janë shqetësuese, duke shtuar se dhuna ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX është e dënueshme.

“Zhvillimet në veri të Kosovës janë shqetësuese. Dhuna ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX është e dënueshme. Autoritetet e Kosovës po tregojnë  përgjegjësi e maturi. Por këto qëndrime duhet të pasohen nga përmbajtja e autoriteteve serbe, në mënyrë që edhe këto të fundit të shfaqjen përgjegjësinë dhe të kontribuojnë në pengimin e përshkallëzimit të situatës.”, shkruan Nikolla.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×