Hetime top-sekrete/ Dyshime se Dan Hutra ka kryer vepra të tjera të rënda kriminale pasi doli nga burgu pas vrasjes së gruas

Dan Hutra

Teksa sot u mbajt seanca gjyqësore për Dan Hutrën, autor i vrasjes së 3 vrave dhe plagosjes së 3 të tjerave, gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura. Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se mediat janë lënë të hyjnë në ambiente te sallës ku po mbahet gjyqi, vetëm për pak çaste, dhe më pas është kërkuar që të dalin. Kjo sipas saj për arsye që të ruhen disa të dhëna që cilësohen ‘top sekret’.

Lala tha se Hutra po hetohet për të tjera vepra të rënda penale që mund të ketë kryer gjatë kohës që ka qenë i lirë. Ka dyshime se pasi kreu 16 vite burg për vrasjen e gruas së tij, Dafina Havalja, të cilën e masakroi me thikë, në maj të 2021 ai u la i lirë, ndërsa mendohet se deri në qershor të 2022 mund të ketë kryer të tjera vepra kriminale.

Po ashtu mësohet se asnjë avokat nuk ka marrë mbrojtjen e tij për procedurë, ndaj sot në gjykatë është vendosur një përfaqësues nga shteti, për t’u zhvilluar dhe seanca gjyqësore për të dhënë masën.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×