Simone Inzagi e di mirë se humbja e sotme do të jetë një goditje për moralin e Interit, që shumëkush e sheh si pretendent kryesor për titull në Serinë A. Pas sfidës, ai theksoi për “DAZN” se skuadra kishte humbur për shkak të episodeve, por nuk ngurroi të fajësonte mbrojtjën për golin e parë që pësoi.

“Jemi këtu që komentojmë një humbje që djeg për mënyrën se si erdhi, ndeshja ishte e luftuar ndaj një kundërshtari me cilësi. Goli i Luis Albertos e ndryshoi ritmin, më parë kishim mundësi me Dumfrajs dhe duhej të kishim më shumë egërsi para portës.
Rënia në fund? Le të themi se pas 2-1 krijuam rastin me Korrea dhe gjuajtjen me kokë të Xheko. Deri në atë moment ndeshja ishte e ekuilibruar. Kemi bërë një pjesë të parë modeste, ku duhej të kishim më shumë agresivitet. Në këto ndeshje e dimë që duhet të bëjmë më shumë.
Lukaku kishte bërë dy ndeshje të para në mënyrën më të mirë. Por tani më shumë se sa të shohim zëvendësimet, duhet të analizojmë një ndeshje të humbur që të dhemb. Përtej paraqitjes së sulmuesve, kërkoja diçka më shumë nga ana e ekipit.
Ne e dinim se çfarë do të bënte Lacio, ishte një ndeshje e ekuilibruar e luajtur mirë. Në pjesën e parë kufizuam kundërzbritjet, kemi mbajtur kontrollin dhe kemi hedhur para topa interesant. Në momentin e 1-1 duhej të tregonim më shumë egërsi para portës dhe episodi do të kthehej në anën tonë.
Padyshim që duhet të bëjmë më mirë. Një skuadër si e jona nuk mund të pësojë ashtu golin e parë. I dyti dhe i treti ishin aksione individuale shumë të rëndësishme. E kam riparë golin e parë dhe një skuadër si e jona nuk mund të pësojë një gol ashtu.
Ndeshjet direkte sa ndikojnë te lufta për titull? Nuk duhet të ketë kurrë një humbje, do ta analizojmë. Është një humbje që të djeg pasi sipas meje ishim pozicionuar mirë në fushë, u penalizuam nga episodet dhe duhej të ishim të aftë ne që të ktheheshin në favorin tonë”, tha Inzagi.
Arena e Lajmit
and then