Sekuestrimi i 22 500 ton naftë ruse kontrabandë në portin e Durrësit, ‘arrest me burg’ për kapitenin e anijes, avokati: S’ka bërë shkelje!

Durres Policia

Gjykata e Durrësit caktoi masën ‘arrest me burg’ për kapitenin e anijes ruse, që u kap me 22 22 500 ton naftë kontrabandë në port.

Prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’, për Alexy Smaznov, avokati Artjon Beqiraj pretendon masë më të lehtë sigurie, atë të ‘arrestit të shtëpisë’, që do të thotë që të qëndronte në anije. Ai tha se nuk ka asnjë indicie që kapiteni të jetë përfshirë në kontrabandë.

“Kapiteni nuk ka bere asnjë shkelje. VKM thotë që anija nuk duhet të lejohet të importojë naftë dhe jo të bllokohet. Ne rastin konkret kemi të bëjmë vetëm me tentativë, pasi anija ishte në radhë nga tregtari i mallit”, tha avokati i kapitenit rus.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×