Dalin rezultatet/ Shpallen fituesit e garës në balotazhin e Primareve në 5 bashki. PD: Pjesëmarrje më e lartë se në raundin e parë

4e02bf68 4c70 4c89 817b 8ec3fa95b275

Pas shpalljes së fituesve në balotazh të Primareve në 5 bashki ka reaguar edhe kryetari i Komisionit të Organizimit dhe Operacioneve Elektorale, Keltis Kruja duke dhënë më shumë detaje rreth këtij procesi.

Deklarata e plotë:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se përfundoi procesi i balotazhit për primaret në 5 bashki.

Rezultatet dhe fituesit e garës janë si më poshtë:

1.   Mirditë:  880 votues, fitues është Albert Mëlyshi me 60% e votave;

2.    Dibër:  1137 votues, fitues është Ismail Uka me vetëm 1 votë më shumë;

3.   Mat:  676 votues, fitues është Skënder Gjuci me 70.71%të votave;

4.   Librazhd:  659 votues, fitues është Shefki Cota me 63.3% e votave;

5.   Fier: 964 votues, fitues është Evdar Kodheli me 61.1% të numrit të votave;

TOTAL (5 degët): 4316 votues

Interesi dhe pjesëmarrja në balotazh ka qenë më e lartë se në raundin e parë të primareve.

Për këto 5 degë numri i votuesve ka qenë 248 votues më shumë se në garën e zhvilluar në raundin e parë, në datën 4 dhjetor 2022.

KOKOE falenderon çdo anëtar e simpatizant të degëve të mësipërme që edhe në kushte të rënduara atmosferike, besuan në procesin e Primareve e votuan në mënyrë masive në dy raunde.

Partia Demokratike falenderon të gjithë anëtarët, simpatizantët, drejtuesit e degëve, komisionerët, të gjithë ata që u angazhuan në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe të sukseshëm për Partinë Demokratike.

Ne kemi vendosur kështu, për herë të parë në politikën shqiptare, standardin më të lartë të demokracisë, atë që anëtarët dhe simpatizantët vendosin per përfaqesuesin e tyre.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×