“Murinjo është simpatik”, barazimi me Romën kënaq Alegrin: Rrezikuam ta pësonim me një goditje këndi

Barazimi 1-1 ndaj Romës duket se ka kënaqur këtë radhë Masimiliano Alegrin, edhe pse skuadra e tij vazhdon të lërë pikë rrugës në kampionat. Pas sfidës, trajneri deklaroi se ekipi kishte bërë thuajse gjithçka mirë, ndërsa ishte i lumtur nga fakti që nuk u ndëshkua nga ndonjë episod si zakonisht.

murinjo alegri

“Kampionati është i gjatë dhe këto ndeshje ne rrezikojmë edhe t’i humbim. Kemi rrezikuar kapitullimin në një tjetër goditje nga këndi, skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë, ishim agresivë dhe teknikisht kemi luajtur mirë. Por në pjesën e dytë deri te goli i barazimit mund edhe të shfrytëzonim më mirë krahun e majtë. Ishte një ndeshje e bukur, Roma është një skuadër e madhe dhe Zhoze është gjithmonë i aftë të mbajë ekipin në lojë.

Murinjo tha se kishin fat? Zhoze është gjithmonë simpatik dhe i kthjellët në mënyrën si sheh ndeshjet. Kur nuk e mbyll ndeshjen, mund të kapitullosh me një episod dhe ashtu ndodhi. U munduam të bënim diçka ndryshe në pjesën e dytë deri te goli. Por pastaj duhet thënë se pas një pjese të parë me një ritëm të tillë, është normale ta paguash në pjesën e dytë. Në pjesën e parë duhet të menaxhonim më mirë energjitë. Nuk mund të mendojmë që një skuadër dominon plotësisht 90 minutat, por e thënë kjo, jam i kënaqur me paraqitjen.

Mireti luajti si veteran, ka qetësi në menaxhimin e topit, ka një kontroll të parë gjithmonë përpara. Pastaj u tregua i aftë edhe Kuadrado të luante pas krahëve të Pelegrinit dhe të gjente edhe më shumë hapësira.

Çfarë roli për Milik? Si fillim është e rëndësishme të rikuperojmë Kieza, Pogba dhe Di Maria. Unë nuk flas kurrë për mungesat, por për ne këta tre lojtarë janë shumë të rëndësishëm. Në këtë moment nuk i kemi dhe skuadra po sillet mirë”, theksoi Alegri pas sfidës.

Arena e Lajmit


“Murinjo është simpatik”, barazimi me Romën kënaq Alegrin: Rrezikuam ta pësonim me një goditje këndi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook