Dy sfidat e para të javës së dytë të Superiores nuk sollën asnjë fitues, me sfidat Teuta-Bylis dhe Kastrioti-Erzeni që u mbyllën në barazim.
Durrsakët e kishin të vështirë sfidën e tyre në shtëpi përballë Bylisit, ku ju falën golit të Hebajt në minutën e 77’ për të dalë të paktën me një pikë.
Takimi tjetër mes Kastriotit dhe Erzenit nuk solli gola, me një sfidë që nuk pati shumë emocione.
Egnatia-Tirana dhe Vllaznia-Kukësi janë dy sfidat e tjera të cilat do të luhen ditën e nesërme, ndërsa Partizani-Laçi do të luhet ditën e hënë për të mbyllur dhe javën e dytë.
Në vendin e parë dhe të dytë ndodhen momentalisht Bylisi dhe Erzeni, ndërsa Teuta dhe Kastrioti ngjiten në vendin e 7 dhe 8.
REZULTATET:
TEUTA 1-1 BYLIS
Hebaj 77’ / Antoni 41’
KASTRIOTI 0-0 ERZENI
28.08.2022
EGNATIA-TIRANA
VLLAZNIA-KUKËSI
29.08.2022
PARTIZANI-LAÇI
RENDITJA:
Arena e Lajmit
