Përplasja “kokë më kokë” e dy trenave në Greqi, qytetarët e Korçës nderojnë viktimat, ndezin qirinj në sheshin e katedrales

716d065a F8de 4802 B56a B0ab62c89d2d

Qytetarët e Korçës kanë ndezur qirinj në sheshin e katedrales në nder të viktimave të aksidentit tragjik në Larisa të Greqisë.

Ndërkohë pritet që së bashku me konsullin e përgjithshëm grek në Korçë përfaqësues të autoriteteve shtetërore në orën 18:00 tek Sheshi i Katedrales do të ndezin qirinj në shenjë solidariteti për viktimat që humbën jetën nga kjo tragjedi, midis të cilëve pati edhe shqiptarë.

Pas kësaj të marshohet deri tek konsullata greke ku edhe atje do të ndizen qirinj dhe do të vendosen lule.

Kujtojmë që qeveria greke ka shpallur 3 ditë zi kombëtare. Po ashtu në Shqipëri por edhe në ambasadat në shtete të ndryshme, është ulur flamuri në gjysmë shtizë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×