Kategoria Superiore do të zhvillojë dy sfida në ditën e sotme, ku një ndër to luhet në Rrogozhinë, në stadiumin “Arena Egnatia”, ku kampionët e Shqipërisë të Tiranës udhëtojnë në transfertë ndaj Egnatias.
“Panorama Sport”zbulon ekskluzivisht arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë ndeshje.
Arbitër kryesor do të jetë, Laver Alla, i cili do të mbështetet nga Marjus Qose dhe Edlir Malo.
Arbitër i katërt do të jetë Olti Cela.
Në VAR do të jetë Eldorjan Hamiti, ndërsa në AVAR do të jetë Ridiger Çokaj.
ARBITRAT E NDESHJES NË EGNATIA – TIRANA:
Arbitër kryesor – Laver Alla (Lushnje)
Asistent i parë – Marjus Qose (Lushnje)
Asistent i dytë –Edlir Malo (Lushnje)
Arbitër i katërt –Olti Cela (Lushnje)
VAR –Eldorjan Hamiti (Lezhë)
AVAR –Ridiger Çokaj (Lezhë)
– Arena e Lajmit
