Fitorja me goleadën rekord, Klop: Nuk kishim qëllim t’i poshtëronim

Jurgen Klop ka insistuar se skuadra e Liverpulit nuk kishte si qëllim që të poshtëronte kundërshtarët në ndeshjen e fituar me shifrat 9-0 ndaj Bornmuth ku u barazua rekordi për suksesin më të thellë në Premier Ligë. Liverpuli nuk kishte fituar asnjë ndeshje në këtë kampionat dhe suksesi i parë erdhi në mënyrë të jashtëzakonshme, duke barazuar shifrat rekord të vendosur më parë nga Mançester Junajtid dhe Leister, të dyja ndaj Sauthempton.

klop

“Ne deshëm të tregonim reagim. Të ishim vetvetja. Të shfaqnim përsëri versionin më të mirë tonin. Ne luajmë në një mënyrë të caktuar. Ne shënuam gola të shkëlqyer. Ndeshja përfundoi por ne vazhdonim të shënonim. Kishte të bënte me faktin që duhej të vazhdonim.

Jo për të poshtëruar Bornmuthin, i respektojmë në maksimum. Por ishte gjithçka për të vënë një kundërshtar nën presion. Unë edhe mund të fusja më të rinjtë, e meritojnë. Harvei është një lojtar special, shënoi një gol të shkëlqyer, çdo gjë ishte pak a shumë perfekte”, tha Klop pas sfidës.

Arena e Lajmit


Fitorja me goleadën rekord, Klop: Nuk kishim qëllim t’i poshtëronim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook