Futbollisti i Kombëtares larg ekipit të Serisë A, nis kontaktet me skuadrën e…

Frederik Veseli nuk bën pjesë në planet e skuadrës së Salernitanës.

VESELI 1

Ekipi i Serisë A po shikon një mundësi largimi për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, që hapësirat për të si titullar nuk i ka të mëdha.

Sezonin e kaluar Veseli luajti një minutash të reduktuar, kjo për shkak edhe të dëmtimeve që pësoi gjatë kampionatit.

Sipas mediave italiane, skuadra e Beneventos mund të jetë destinacioni i ardhshëm për lojtarin kuqezi.

Ata janë në Serinë B dhe synimet janë që të ngjiten në A, me mbrojtësin që do t’u jepte një garanci të madhe në prapavijë.

Mbrojtësi do të përshtatet mjaft mirë sepse është fleksibël për skemën 3- 5-2, pasi është një njohës i mirë i këtij moduli.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×