Josa pa ndryshime, ja formacioni i mundshëm i Vllaznisë sonte ndaj Kukësit

Trajneri Mirel Josa mund të bëjë ndryshime në formacion, nëse konfirmohen 100% të gatshëm dy lojtarët që janë riaftësuar nga dëmtimet, mbrojtësi Bulatoviç dhe sulmuesi Aralica.

erzeni-vllaznia

Nëse realizohet ky version, i bie që Bulatoviç të marrë rolin e titullarit dhe me shumë gjasa Shehi mund të ulet në stol.

Por, gjasat janë që edhe ndaj Kukësit Shehi ta nisë nga minuta e parë.

Ndërsa dyshimet për Aralicën si titullar ndaj kuksianëve janë edhe më të mëdha, pasi sfidantët e tij për këtë post janë në gjendje më të mirë, ku bëhet fjalë për Kainën dhe Vulajn, por edhe te kjo dyshe ka balotazh, pasi vetëm njëri prej tyre pritet ta nisë nga minuta e parë.

Esat Mala është federuar te Vllaznia, por duke ditur se e ka nisur vonë programin stërvitor, ka pak shanse si titullar ndaj ish-trajnerit të tij, Skënder Gega.

Ndonëse është thënë se ekipi zhgënjeu ndaj Erzenit, gjasat janë që edhe ndaj Kukësit të luhet me të njëjtin formacion si ndaj shijakasve.

VLL (1)

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×