VIDEO/ Publikohen pamjet, Baloteli përplaset fizikisht me trajnerin Montela

Mario Baloteli nuk ndryshon kurrë! Sulmuesi italian u përplas ditën e sotme me trajnerin Vinçenco Montela, pas triumfit 1-0 që skuadra e Adana Demirspor, arriti në shtëpi ndaj Umranijesporit te Ermir Lenjanit.

BALO

Goli i fitores u shënua nga Rodriguez, teksa Baloteli u hodh në fushë në minutën e 46-të, duke zënë vendin e rusit Dzyba. Për sa i përket përplasjes mes Balotetit dhe Montelës, incidenti shpërtheu në fushë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

Baloteli me sa duket i tha diçka Montellës teksa po largohej, trajneri më pas u kthye dhe u hodh drejt sulmuesit, ndërkohë që falë ndërhyrjes së anëtarëve të stafit, u bë e mundur parandalimi i një konfrontimi të turpshëm. Kjo nuk është hera e parë që Baloteli përfshihet në të tilla situate.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×