VIDEO/ Rikthimi nga dëmtimi, futbollisti shqiptar asiston në fitoren e skuadrës së Serisë A

Shqiptari i Kosovës, Mërgim Vojvoda është rikthyer të luajë me Torinon pas dënimit që e pësoi në fazën përgatitore, duke asistuar në fitoren ndaj Kremonezes.

Screenshot_2-77-780x439

Anësori në ndeshjen ndaj Lacios ishte në stol, por nuk luajti, ndërsa sot ishte rasti i tij, për të lënë gjurmë. Ai është futur në lojë në pjesën e dytë, duke asistuar te goli i shënuar nga Nemanja Radonjiç në minutën e 65-të për rezultatin0-2. Golin e parë për Torinon e kishte shënuar Nikola Vlasiç në minutën e  17-të të ndeshjes.

Ndërkohë që Kremoneze arriti të shënonte me Leonardo Sernikolën në minutën 80’-të, por vetëm kaq, sepse sfida përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Torinos.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×