
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se mbështet deklaratën e Bordit të Drejtuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar Qeverisë shqiptare për domosdoshmërinë e publikimit të kontratave të prokurimit publik dhe emrave të kompanive fituese, që kanë të bëjnë me pandeminë dhe fondet e rindërtimit për tërmetin.
Ai shtoi se është e domosdoshme që pa vonëse Qeveria të bëjë transparencë para shqiptarëve.
“Mbështes deklaratën e Bordit të Drejtuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar Qeverisë shqiptare për domosdoshmërinë e publikimit të kontratave të prokurimit publik dhe emrave të kompanive fituese, që kanë të bëjnë me pandeminë dhe fondet e rindërtimit për tërmetin. Është e domosdoshme që pa vonesë, Qeveria të bëjë transparencë para shqiptarëve”, shkroi Meta.