Familja Livaja është në zi!
Milan Livaja, babai i ish-sulmuesit kroat të Interit, Marko Livaja ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Këtë lajm e kanë raportuar mediat kroate, ku Milan Livaja ka ndërruar jetë në vend ku me motoçikletën e tij është përplasur me një makinë rreth orës 2 e gjysmë të mëngjesit në një zonë të quajtur Kastel në afërsi të qytetit të njohur të Splitit.
Marko Livaja, 29-vjeç aktualisht aktivizohet në radhët e Hajdukut të Splitit, ka mbajtur veshur fanellën e Interit në vitin 2010 dhe për disa sezone me radhë ka qenë i huazuar në ekipe të ndryshme.
– Arena e Lajmit
