Çarls De Ketelere shkëlqeu në ndeshjen e tij të parë si titullar me Milanin ku përveç paraqitjes fantastike regjistroi dhe asistin te goli i Rafael Leaos.
Lidhur me talentin belg të kuqezinjve, ka folur dhe shoku i tij në kombëtare, Kevin De Bryjn i cili i pyetur nga “Sky Sports” i ka thurur elozhe talentit të kuqezinjve duke theksuar se i ka parë aftësitë e tij kur kanë luajtur së bashku.
“Jam i lumtur për De Ketelere, është shumë i zoti dhe i fortë, ka luajtur me të në kombëtare.
Mund të përmirësohet shumë te Milani.”, u shpreh De Bryjn.
Arena e Lajmit
