
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë tregu tek Medreseja në Tiranë. Mësohet se janë përplasur dy automjete, ndërsa ekipet e Ambulancës shihen të jenë në vendngjarje.
Pesë të lënduarit nga ky aksident janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë shëndetësore, ndërsa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.03.2023, te kryqëzimi i rrugës “5 Maji”, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit K. R., dhe E. P.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. R., dhe pasagjeria që ndodhej me të, si dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Arena e Lajmit